Vetëvendosje, shpalosi planprogramin e Lëvizjes në fshatin Lloshkobare

Vetëvendosje, shpalosi planprogramin e Lëvizjes në fshatin Lloshkobare

Në Ferizaj Lëvizja Vetëvendosje, ka mbajtur tubim mobilizues në fshatin Lloshkobare, me ç`rast kandidatët për deputetë nga rradhët e Lëvizjes: Hekuran Murati, Shqipe Metaj - Isufi, Dimal Basha, Haki Abazi, Enver Haliti, Emrush Xhemajli e Valon Ramadani shpalosën planprogramin e Lëvizjes, prioritetet të cilat nga 6 tetori edhe do të implementohen.

"Bashkbisedimi i kandidatëve të Lëvizjes me qytetarët vërtetë është i natyrshëm e nuk ka nevojë për sforcime, sepse kanë të njejtat halle e duan po të njejtën gjë, përmisimin e gjendjes në Kosovë, formimin e një qeverie që punon për popullin e ku populli është aksionar i Republikës.
Gjatë këtij tubimi vërtetë energjia elektrike u ndal, por fatmirësisht errësirës po i vie fundi, energjinë e popullit më 6 tetor s'ka kush e ndal", thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Nacionale