Vritet i riu shqiptar në Britaninë e Madhe, arrestohen dy italianë

Vritet i riu shqiptar në Britaninë e Madhe, arrestohen dy italianë

Një i ri shqiptar është vrarë në Britaninë e Madhe më datë 11 shtator. 21 vjeçari Serxhio Marku, u gjet fillimisht i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Dy punonjës italian, të akuzuar për vrasjen, u arrestuan në paraburgim kur u paraqitën në gjykatën Lewes Crown, më 16 shtator.

Francesco Dagostino, 44 vjeç, i Stafford Road, Brighton dhe Giuseppe Petriccione, 45 vjeç, pa asnjë adresë fikse, po mbaheshin në burgun Highdown në Sutton.