​Hapja e negociatave për Shqipërinë, Donald Tusk pritet nga Edi Rama

​Hapja e negociatave për Shqipërinë, Donald Tusk pritet nga Edi Rama

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, sot do të vizitojë Tiranën. Kjo vizitë vjen në kuadër të turit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas agjendës zyrtare, Donald Tuskdo të takojë kryeministrin Edi Rama në orën 15:00, ku në fokus do të jetë vendimi i pritshëm për hapjen e negociatave më 18 tetor.

Tusk do të jetë edhe i pari zyrtarë që do të japë lajmin për vendimin që do të merret për hapjen e negociatave në tetor. Pas takimit me kreun e qeverisë Rama, në 15:35, kreu i KiE do të mbajë një konferencë për mediat në 15:35 me kryeministrin.

Ditën e sotme një deklaratë për hapjen e negociatave bëri edhe Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, i cili tha se shpreson se shumë shpejt Shqipëria do të marri lajmin e mirë për nisjen e negociatave për t’u pranuar në familjen evropiane.

Po kështu në një intervistë të mëhershme për mediat malazeze, komisioneri evropian për Zgjerimin, në largim, Johanes Hahn shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Për Shqipërinë, Hahn vlerësoi veçanërisht përparimin që është bërë me reformën në drejtësi, të cilën sipas tij Brukseli duhet ta shpërblejë.

 


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare