Vazhdon mot i kthjellët në Shqipëri

Vazhdon mot i kthjellët në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti në Shqipëri do të vijojë të jetë i kthjellët me vranësira të pakta dhe mesatare ne pjesën veriore dhe jugore.

Era do të fryjë Verilindje-Veriperëndim 1-8 m/sek e përgjatë bregdetit përkohësisht deri 12 m/sek.

Valëzimi në det parashikohet i forcës 2 deri 3 ballë.

Temperaturat minimale parashikohen të sillen 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 29-31 gradë Celsius.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare