Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë. Për shkak të temperaturave të larta përgjat Vardarit do të aktivizohet alarmi i verdhë.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 6 deri 14 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 28 deri 36 gradë celcius.

Edhe nesër moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë, ndërsa për të enjten parashihet të ketë reshje të shiut në disa vende.