AJ Mitchell dhe Ava Max sjellin bashkëpunimin “Slow Dance”

AJ Mitchell dhe Ava Max sjellin bashkëpunimin “Slow Dance”

Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Ava Max, ka befasuar fansat me projektin e ri muzikor.

Ajo ka publikuar këngën e re “Slow Dance”, derisa këtë herë ka bashkëpunuar me këngëtarin amerikan, AJ Mitchell.

Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale dhe artistja jonë shfaqet në disa skena tejet atraktive me 18-vjeçarin.

Amanda tashmë është shndërruar në një nga emrat më të komentuar në tregun muzikor botëror, falë projekteve të suksesshme që ka sjell deri më tani.

Ajo njihet për dy këngët hite në repertoarin e saj të publikuara gjatë këtij viti, “Sweet but Psycho” dhe “So am I”, të cilat numërojnë miliona klikime në platformat e mëdha të muzikës si ‘Spotify’ dhe ‘YouTube’.

Në ndërkohë, Ava javë më parë lansoi klipin e “Thorn”, në të cilin shfaqet si një si një heroinë që ndeshet me kriminelët në klip, e më pas në një prej skenave thyen xhamin e veturës së të dashurit, duke i prerë atij rripin e sigurimit.