McLaren GT, makina e fuqishme sportive me shumë hapësirë për bagazh

McLaren GT, makina e fuqishme sportive me shumë hapësirë për bagazh

Kjo makinë e fuqishme sportive, shumë e përshtatshme edhe për të kryer nevojat e përditshme

Super-vetura që ka ngjashmëri më të madhe me Speedtail, është modeli i parë Grand Tourer i McLaren dhe ka të kombinuar peshën e lehtë me ndërtim nga fibrat e karbonit, me luksin e lartë.

Ndër gjërat kryesore që vërehen te modeli GT, është hapësira shumë e madhe për bagazh, si valixhe, çanta, apo edhe ski dhe aksesorët përcjellës për sporte dimërore.

Motori me 4.0 litra që prodhon 612 kuaj fuqi, i mundëson që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, ta zë për 3.2 sekonda, derisa ka shpejtësi maksimale deri në 330 kilometra në orë. Kur rezervuari mbushet në tërësi me benzinë, i mundëson që të vozitet deri në 645 kilometra.

Integrimi i Proactive Damping Control, që kombinon sistemin e pezullimit dhe lëvizjen hidraulike të timonit, ka bërë që McLaren GT të jetë shumë më i shkathtë, derisa ka më shumë kontroll mbi frena edhe kur lëvizë me shpejtësi të ulët. Lëvizja e kësaj makine, në këtë formë bëhet shumë më e këndshme nëpër hapësira urbane, sikur të ishte ndonjë veturë e zakonshme.

Të interesuarit për McLaren GT, duhet të sigurojnë 190 mijë euro, që është çmimi fillestar i kësaj super-makine, derisa duhet të presin deri vitin e ardhshëm, kur lansohet ky model shumë i mirë.