Victoria promovon linjën e re “Victoria Beckham Beauty”

Victoria promovon linjën e re “Victoria Beckham Beauty”

Victoria Beckham ka folur për dështimet e saj të modës, duke qenë një model për fëmijët e saj dhe imazhin e trupit teksa filloi linjën e të re të bukurisë, Victoria Beckham Beauty.

Në një intervistë të re me Glamour UK, stilistja e njohur, 45 vjeçe, ka folur për procesin e plakjes dhe pozitivitetin që e përcjell, duke thënë që zhytja në botën e grimit e ka ndihmuar atë të ndjehet më ‘e sigurt dhe e çliruar’.

Posh Spice – e cila është martuar me ish-futbollistin David, 44 vjeç, për 20 vjet – shpjegoi rëndësinë e të pasurit një ndikim ‘të shëndetshëm’ tek fëmijët e saj Brooklyn, 20 vjeç, Romeo, 17 vjeç, Cruz, 14 vjeç dhe Harper, tetë vjeç.

Këngëtarja ishte në qendër të vëmendjes për më shumë se dy dekada, ndërsa ajo ka mbizotëruar si në industrinë e muzikës ashtu edhe në atë të modës dhe Victoria ka këmbëngulur që ’ka luajtur një rol kryesor në mbajtjen e karrierës së saj të suksesshme.

“Ka diçka vërtet çliruese kur flas për atë që kam arritur deri në moshën 45 vjeçe dhe e zotëroj atë”, shpjegoi ajo.

Stilistja shtoi se krijimi i linjës së saj të re të kozmetikës e ka ndihmuar vetëbesimin e saj: “Bërja e kësaj linje të bukurisë më ka ndihmuar vërtet shumë, është shumë çliruese”.

‘Të gjithë duhet të ndjehen si versioni më i mirë i vetvetes. Të kujdeseni për ato që keni. Unë dua t’u them njerëzve që të zotërojnë se kush jeni. Po, ne – dhe unë – kemi rrudha, dhe kjo është në rregull”, ka thënë mes tjerash Victoria.