Osmani takon kryetarin e Komitetit Evropian të Rajoneve

Osmani takon kryetarin e Komitetit Evropian të Rajoneve

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, do të jetë nikoqir i Kryetarit të Komitetit Evropian për Rajone, Karl Hajnc Lamberts, i cili nga sot për vizitë pune qëndron në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të vizitës, Osmani dhe Lamberts do të mbajnë takim në të cilën do të diskutohen mundësitë për avancimin e bashkëpunimit e cila po zhvillohet përmes Komitetit të Përbashkët konsultativ mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian, si pjesë e përpjekjeve të vendit për harmonizimin e rregullave, standardeve dhe vlerave evropiane në të gjitha nivelet. Krahas aktualiteteve lidhur me integrimet evropiane, do të hapen dhe temat e zhvillimit të autoriteteve lokale, decentralizimi, bashkëpunimi përmes pushtetit qendror dhe vetëqeverisjes lokale, si dhe shkëmbim i praksave të mira mes rajoneve dhe qyteteve evropiane.