Mezraja emrohet kryesues i KKPAK

Mezraja emrohet kryesues i KKPAK

Komiteti Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara (KKPAK) ka mbajtur takimin e parë. Anëtarët e këtij komiteti kanë zgjedhur kryesues të këtij komiteti Artan Mezraja.

Fillimisht takimin e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit Kemajl Murseli, i cili i uroi anëtarëve të KKPAK punë të mbarë dhe suksese në angazhimet e tyre.

Ky komitet do të trajtoj problemet dhe çështjet e ndryshme që kanë të bëjnë me personat me aftësi të kufizuara, ndërsa në përbërje ka profesionist që trajtojnë këtë temë si psikolog, pedagog, mjek si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.


MË SHUME NGA Nacionale