Aston Martin Vantage i ri, një model i përkryer për gara

Aston Martin Vantage i ri, një model i përkryer për gara

Ndërtohet si pjesë e një serie, që lansohet vitin që vjen

Tashmë dihet se Aston Martin Valkyrie do të garojë në La Mans më 2021, ndërsa atyre që nuk iu pritet, ky model vjen në një version të ri dhe është i përkryer për gara dhe me mundësi të vozitet në rrugë.

I zhvilluar nga R-Motors që merret me ndërtimin e linjës DTM dhe programin Blancpain GT, kjo Vantage e re do ta ketë të njëjtin motor me 4.0 që prodhon 503 kuaj fuqi, derisa nuk dihen specifikat.

“Do të jetë një makinë sportive për gara, por legale për rrugë të zakonshme dhe shumë e shkathtë. Vitin që vjen do ta lansojnë linjën e parë, pastaj katër të tjera, nga një për çdo vit” ka thënë shefi i R-Motors, Florian Kamelger.

Kjo veturë do të kushtojë shtrenjtë, pasi kushton 250 mijë euro, që është rreth 100 mijë euro më shtrenjtë se Aston Martin Vantage i tanishëm.