Ford mund të jetë duke e ndërtuar një pickup shumë të këndshëm

Ford mund të jetë duke e ndërtuar një pickup shumë të këndshëm

Dukja e këtij pickup, mund të jetë shumë e pëlqyeshme.

Viteve të fundit, makinat pickup, po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara, derisa kërkesa për to është e madhe, dëshira për nivel më të lartë luksi dhe teknologjie është rritur.

Australia Wheels raporton se Ford mund të jetë duke e ndërtuar një makinë të tillë, që është shumë e këndshme dhe praktike, megjithëse nuk është arritur të sigurohet ndonjë fotografi.

Kjo makinë thuhet se po ndërtohet në arkitekturën e Focus C2, me një hapësirë për lënien e mallrave. Në këtë formë, është ilustruar dukja që mund të ketë kjo makinë dhe mund të thuhet se do pëlqehej shumë.

Brenda Focus është motori me 2.0 litra që prodhon 276 kuaj fuqi, të cilat i dërgon nëpërmjet tetë shpejtësi automatike, i cili mund të vendoset edhe në këtë pickup.

Se kur mund të lansohet ky Ford, apo si do të duket, ende nuk dihet, por derisa Hyundai dhe Volkswagen po punojnë që të sjellin pickup të ri, besohet se mund të arrijë së shpejti dhe të jetë shumë e mirë.