“Albanian Effort 19″/ Stërvitja më e madhe e zhvilluar në Shqipëri

“Albanian Effort 19″/ Stërvitja më e madhe e zhvilluar në Shqipëri

“Albanian Effort 19” ishte stërvitja shumëkombëshe më e madhe e zhvilluar nga vendet aleate e partnere në Shqipëri.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh se ishte kënaqësi të mikprisja këtë stërvitje. “Kënaqësia ishte e gjitha e jona të mikprisnim numrin më të madh ndonjëherë të vendeve aleate e partnere në një stërvitje shumëkombëshe në Shqipëri”, tha Xhaçka.

Ministrja theksoi gjithashtu se ishte e inkurajuar nga aftësitë e trupave shqiptare. “E inkurajuar për aftësitë e treguara nga trupat tanë dhe për përshtypjet e trupave mike”, tha ministrja Xhaçka.

Shqipëria mirëpriti stërvitjen ushtarake “Albanian Effort 19” nga data 9 deri në 16 shtator, gjatë së cilës trupa nga 10 vende zhvilluan stërvitjen në Bizë. Trupat dhe mjetet e forcave të armatosura në stërvitje ishin nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Maqedonia e Veriut, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Kroacia, Mali i Zi, Polonia dhe Bullgaria.

Stërvitja e cila zgjati një javë u zhvillua fshatin Bizë të Qarkut të Tiranës, ndërsa qëllimi i saj ishte për të testuar aftësitë ndërhyrëse në kohë krizash dhe për të përmirësuar ndërveprimin mes aleatësh dhe partnerësh në operacionet e përbashkëta.