Lange: Do lobojmë në Bundestag për vendimin e hapjes së negociatave

Lange: Do lobojmë në Bundestag për vendimin e hapjes së negociatave

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë të Gjermanisë Christian Lange është shprehur sot i impresionuar nga reforma në drejtësi në Shqiëpri.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë të Gjermanisë, Christian Lange u prit sot nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në një takim në Kryesinë e Kuvendit.

Lange i tha Ruçit se do të lobojë për një po të Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Ai u shpreh se ndërkombëtarët konfirmojnë suksesin e reformave teksa u shpreh i impresionuar nga reforma në drejtësi. /ATSh