Gjykata e Lartë britanike seancë dëgjimore për pezullimin e Parlamentit

Gjykata e Lartë britanike seancë dëgjimore për pezullimin e Parlamentit

Gjykata e Lartë do të vendos lidhur me ligjshmërinë e pezullimit të Parlamentit nga kryeministri britanik, Boris Johnson.

Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe sot ka filluar seancën dëgjimore për të përcaktuar nëse kryeministri Boris Johnson ka vepruar ligjërisht në rastin e pezullimit të Parlamentit për pesë javë.

Qeveria e Johnson-it apeloi në Gjykatën Supreme vendimin e Gjykatës Supreme Civile të Skocisë, e cila tha se kryeministri ka vepruar "në mënyrë të paligjshme" lidhur me pezullimin e Parlamentit.

Çështja u soll javën e kaluar në Gjykatën Skoceze nga një grup deputetësh që thanë se pezullimi i Parlamentit nuk ishte i ligjshëm.

Nga ana tjetër, aktivistja Gina Miller apeloi vendimin e Gjykatës së Lartë duke argumentuar se marrja e vendimit rreth pezullimit nuk ishte çështje e gjykatës.

Seanca dëgjimore e Gjykatës së Lartë është transmetuar nga salla e gjyqit dhe një vendim rreth sfidës ligjore të paparë pritet më vonë këtë javë ose në fillim të javës tjetër.

Kryeministri britanik është kritikuar për pezullimin e Parlamentit për pesë javë, shpesh i akuzuar nga opozita për të fituar në kohë për një Brexit pa marrëveshje.

Johnson këmbënguli se pezullimi pesë-javor ishte i nevojshëm për fjalimin e Mbretëreshës për të hartuar planet e qeverisë për një agjendë të brendshme.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një projekt-ligj që bllokon largimin e Britanisë pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian dhe duke detyruar kryeministrin të kërkojë një vazhdim shtesë të afatit nga BE-ja për herë të tretë nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje deri më 19 tetor.

Johnson tha se ai nuk do të kërkojë vazhdim shtesë të afatit aktual të 31 tetorit dhe se Britania do të largohej në atë datë./aa/