Presidenti i Atalantës zbulon të vërtetën e largimit të Martin Skrtel

Presidenti i Atalantës zbulon të vërtetën e largimit të Martin Skrtel

Martin Skrtel qëndroi pak më tepër se dy javë në Bergamo te Atalanta, ku u mor si përforcimi që do t’u jepte zikaltërve eksperiencë europiane, por u largua në mënyrë të befasishme, pak para mbylljes së afatit kalimtar.

Trajneri i bergamaskëve, Gasperini zbuloi se mbrojtësi sllovaku nuk po arrinte të përshtatej me kërkesat e rolit në një rreshtim me 3 në prapavijë dhe për shkak edhe të moshës, zgjodhi të largohej më mirë sesa të ambientohej me pozicionin e ri në fushë.

Megjithatë kur kanë kaluar më tepër se dy javë nga momenti i largimit, ka qenë presidenti i Atalantës, Percassi, ai që ka hedhur dritë mbi shkakun e vërtetë të largimit të Martin Skrtel.

“Ishte një djalë shumë i zoti, por ishte i trishtuar. E shikoja të vuante, pasi bashkëshortja e tij nuk donte të vinte në Bergamo”, deklaroi Percassi, duke na zbuluar një version krejt tjetër, që nuk ka lidhje shumë me skemat e Gasperinit.

Kujtojmë që Skrtel u rikthye sërish në kampionatin turk, ku tashmë ka nënshkruar me skuadrën e Instambul Basaksehirit.