Xhemaili: Haziri dhe veprate tij do të na shërbejn për ardhmërinë tonë

Xhemaili: Haziri dhe veprate tij do të na shërbejn për ardhmërinë tonë

Heroi i Kombit Xhavit Haziri vërtet na mungon tani e 21 vjet, por vepra e tij ajo që na e ka lënë trashëgim do të na shërbej për ardhmërinë tonë, ashtu siç ka lënë edhe dy djem të tij shembuj për të tjerët.

Në Akademinë përkujtimore sot, të organizuar nën patronatin e Presidentit, djali i tij i madhi Çlirimi, mbajti një fjalë përshëndetëse e shumë domethënëse,ku ndër të tjera tha:
‘Të flas për babin sot këtu para jush, nuk mendoj që më takon mua, se të gjithë këtu në këtë sallë e keni njoftë më shumë se unë, më mirë se unë, dhe nuk më takon mua të flas për të.
Unë sot do të flas për një njeri që e njoh më mirë se të gjithë në këtë sallë, më mirë se ju, ajo është një heroinë për mua dhe është nëna ime. Dua t’a falenderoj sot nënën time që me mund dhe sakrificë, na rriti mua dhe vëllaun tim Shqiprimin, dhe asnjëherë nuk u dorëzua, asnjëherë nuk u lodh me ne.
Dua t’a falenderoj që na mësoi se si t’a respektojmë kombin, dhe se si t’a respektojmë familjen. Se si duhet t’a duam kombin, dhe se si duhet t’a duam familjen.
Dua t’a falenderoj që na mësojë, se si duhet të ecim të fortë dhe të përballemi me sfidat që na servohen në jetë. Dhe më bëri të kuptojë që asnjë dëshmorë, asnjë hero i kombit nuk do të ishin ata që ishin, sikur të mos kishin përkrah vetes nëna e gra si nëna ime.
Heroina ime, faleminderit për gjithçka.
Faleminderit shumë! ‘


MË SHUME NGA Nacionale