Limaj nga Lipjani: Bujqësisë do t’i kushtojmë rëndësi të veçantë

Limaj nga Lipjani: Bujqësisë do t’i kushtojmë rëndësi të veçantë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka vizituar komunën e Lipjanit për të paraqitur para qytetarëve planin e tij për qeverisjen e ardhshme.

Bashkë me të ishin edhe Bilall Sherifi, ish ministri Skender Reçica, ish zëvendëskryeministri Dardan Gashi, Endrit Shala e këshilltari i Limajt i cili aderoi së fundmi në këtë parti, Enver Sopjani, si dhe kandidatët për deputetë të ardhshëm.

Eset Sahiti, kandidat për deputet, tha se Nisma Socialdemokrate është parti e punës dhe e krijimtarisë, e qytetarëve dhe punëtorëve dhe parti e shoqërisë.

“Ne si Nisma Socialdemokrate duhet të bëhemi bashkë që të garantojmë se çdo grua dhe fëmijë të ketë të drejta.”

Kandidati i kësaj partie për kryeministër Fatmir Limaj tha se Lipjani ka një milion arsye këtë radhë me qenë krenar dhe të dalin të votojnë.

“Ne po ja ofrojmë tre kandidatë kësaj komune që me të gjitha parametrat e meritojnë me u ulë në Kuvendin e Kosovës. Andaj kërkoj nga të gjithë ju t’i mbështesim Esetin Sahitin, Bekim Brestovcin dhe Valentina Shala-Bajrami”.

Për një nga pesë prioritetet e Limajt që planifikon t’i zbatojë gjatë mandatit të tij – bujqësinë, ai tha se do t’i kushtojnë rëndësi të veçantë.

“Fuqizimi i Bujqësisë është rritja e buxhetit komunal dhe krejt Kosovës, si dhe hapë mundësi dhe punë për qytetarët tanë. Ne do të vazhdojmë t’i ndihmojmë ndërmarrjet e vogla të mesme dhe ta përkrahim prodhimin vendor.”


MË SHUME NGA Aktuale