Prishtina pësoi humbje nga Legia

Prishtina pësoi humbje nga Legia

Kampionia e Kosovës në basketboll, Prishtina, ka pësuar humbje në takimin e parë të raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve nga Legia e Varshavës, me rezultat të ngushtë, 79:81.

Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Në çerekun e parë më të mirë ishin basketbollistët tanë, të cilët e fituan këtë periudhë të lojës me katër pikë epërsi, 23:19. Megjithatë në çerekun e dytë mysafirë arritën të përmbysin rezultatin dhe të shkojnë në pushim me 11 pikë epërsi, 14:25. Pjesën e dytë e nisi në mënyrë të shkëlqyeshme Prishtina, që shumë shpejtë arriti të rikthehet në lojë dhe ta përmbyllë këtë çerek me 15 pikë epërsi, 32:17, duke shkuar në dhjetëminutëshin e fundit me 8 pikë epërsi. Mirëpo, në momentet vendimtare të takimit skuadra polake sërish u tregua më efikase dhe arriti ta përmbysë sërish rezultatin për ta fituar këtë ndeshje me dy pikë epërsi. Michael Finke i Varshavës ishte më efikasi në ndeshje me 26 pikë të shënuara, derisa te Prishtina më efikasi ishte Fahro Alihodzic, me 20 pikë. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas tre ditësh në Poloni.