Presim që vendet e BE-së të vendosin pozitivisht për çeljen e negociatave

Presim që vendet e BE-së të vendosin pozitivisht për çeljen e negociatave

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka deklaruar se vizita e Presidentit Donald Tusk, mbartë një domethënie të veçantë para vendimit të tetorit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Cakaj ka bërë nënvizimin e dy çështjeve me rëndësi nga ky takim.

Vizita e Presidentit të Këshillit Evropian sot në Tiranë, Donald Tusk, mbart një domethënie të veçantë para vendimit të tetorit për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Nënvizimi i dy çështjeve me rëndësi:

Së pari, Presidenti i Këshillit sot ka bërë edhe njëherë të qartë se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim.

Së dyti, Presidenti i Këshillit nga Tirana sot i ka dërguar një mesazh të qartë të gjitha vendeve anëtare për nevojën për të lëvizur përpara në procesin e zgjerimit të BE-së duke i dhënë dritën jeshile Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Ne presim që vendet anëtare të BE-së të vendosin bazuar në rekomandimet pozitive të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave në tetor. Ky vendim është thelbësor për të shpërblyer të arriturat e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe për të zhvilluar tutje besueshmërinë në politikat e zgjerimit të BE-së në përgjithësi – theksoi Cakaj.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare