Napoli gjunjëzoi kampionin në fuqi, Barça ndalet në Dortmund

Napoli gjunjëzoi kampionin në fuqi, Barça ndalet në Dortmund

Napoli ka arritur ta mposhtë skuadrën kampione në fuqi të Ligës së Kampionëve, Liverpoolin, në ndeshjen e rrethit të parë në grupe.

Skuadra italiane ka shënuar fitore ndaj asaj angleze, me rezultat 2:0, në ndeshjen hapëse në Grupin E në Sao Paolo. Golat për Napolin i shënuan Dries Mertens, nga penalltia në minutën e 82-të dhe Fernando Lorente, në minutën e 90-të.

Ndërkohë, Barcelona u ndal me barazim nga Borussia Dortmund (0:0) në ndeshjen që shënoi rikthimin e Lionel Messit nga lëndimi. Borussia kishte mundësi për të kaluar në epërsi në minutën e 57-të, por gjuajtjen e Marco Reusit nga penalltia e priti Ter Stegen.

Ndërkaq,  Valencia e ka tronditur Chelsean duke e mundur në 'Stamford Bridge', me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Rodrigo, në minutën e 74-t.

Rezultatet
Grupi E

Napoli-Liverpool 2:0
Salzburg-Genk 6:2

Grupi F
Inter-Slavia Pragë 1:1
Borussia Dortmund- Barcelona 0:0


Grupi G
Lyon-Zenit St. Petersburg 1:1
Benfica-RB Leipzig 1:2

Grupi H
Ajax-Lille 3:0
Chelsea-Valencia 0:1