Osmani prezanton kandidatët për deputetë në Ratkoc

Osmani prezanton kandidatët për deputetë në Ratkoc

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, sot ka marrë pjesë në tubimin në Ratkoc me ç`rast janë prezantuar edhe deputetët e kësaj ane.

Kandidati për deputet nga LDK, Ibish Mazreku, tha se
përkrahja e madhe e qytetarëve, po e konfirmon fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 6 tetorit.

"Qytetarët e Ratkocit, por edhe gjithë komunës së Rahovecit i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kandidates për kryeministre Vjosa Osmanit. Ndryshimi politik në Kosovë është i domosdoshëm, e këte më së miri e bën LDK-ja në krye me kryeministren Osmani", tha ai.

Ndryshe Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, sot ka marrë pjesë edhe në tubime të tjera.


MË SHUME NGA Nacionale