Komuna e Kaçanikut jep sqarim për kubëzat në rrugën ‘Idriz Seferi’

Komuna e Kaçanikut jep sqarim për kubëzat në rrugën ‘Idriz Seferi’

Komuna e Kaçanikut, reagon ndaj opinionit të krijuar të pabazë, për kinse largimin e kubëzave të kalldrëmit në rrugën “ Idriz Seferi”.

Komuna e Kaçanikut njofton të gjithë qytetarët se për shkak të rregullimit të infrastrukturës rrugore ( ujësjellës e kanalizim), ka qenë e nevojshme që për momentin të largohen këto kubëza. Përndryshe, pas përfundimit të punëve në infrastrukturën nëntokësore, do të vazhdohet me vendosjen e kubëzave të kalldrëmit, madje edhe në pjesën e asfaltuar përreth xhamisë. Pra e tërë pjesa që përfshinë Çarshinë e qytetit si dhe përreth xhamisë do të jetë e shtruar me kubëza kalldrëmi.

Poashtu ju bëjmë me dije se për këtë pjesë të rëndësishme të qytetit tonë vitin e kaluar janë realizuar disa debate me qytetarë dhe grupe te caktuara të interesit, pikërisht për marrjen e opinioneve rreth rregullimit të kësaj hapësire komunale, duke ruajtur gjithmonë formën tradicionale, me të cilën identifikohet kjo pjesë.

Luten qytetarët që të mos bien pre e thashethemeve të ndryshme, por për çdo informatë shtesë të orientohen tek institucionet zyrtare komunale, apo edhe përmes faqes zyrtare të Komunës së Kaçanikut.