"Këngëtarja më e madhe e pop-it", Fiat zgjedh Ava Max si imazh të tij

"Këngëtarja më e madhe e pop-it", Fiat zgjedh Ava Max si imazh të tij

Fama e Ava Max por rritet çdo ditë e më shumë.

Suksesi i këngëtares me origjinë shqiptare po arrin majat.

Ylli i muzikës jo vetëm që po bashkëpunon me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare por ka filluar të kërkohet edhe nga kompanitë për realizmin e reklamave.

Së fundmi, Ava ka lajmëruar se do jetë imazhi i ri i Fiat, që e ka konsideruar 25-vjeçaren si një nga këngëtaret më të mëdha të pop-it.

Këngëtarja do promovojë "Panda Trussardi", ndërsa në ditët në vijim pritet të publikojë detaje të reja nga projekti.

"Një nga këngëtaret më të mëdha të pop-it ndonjëherë dhe një nga qytetet më elegante. Duket sikur diçka e mahnitshme do të ndodhë,"-shkruan Fiat.

Vetëm një ditë më parë Ava publikoi këngën “Slow dance” në bashkëpunim me këngëtarin AJ Mitchell, që ka arritur mbi 222 mijë klikime.