Fajon: Zgjedhjet do të qetësonin situatën në Shqipëri

Fajon: Zgjedhjet do të qetësonin situatën në Shqipëri

Thellimi i krizës politike në Shqipëri, tregon një situatë se gjërat në Shqipëria nuk po ecin ashtu siç të duhet.

Kështu thekson eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon në një intervistë për gazetën “Shekulli”.

Fajon kërkon që Shqipëria të realizojë zgjedhje të cilat do të mundësojnë një garim të barabartë midis të gjitha palëve politike dhe se këto zgjedhje do të mundësonin edhe një qetësim të situatës në vend.

Sa i përket ecurisë së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, eurodeputetja sllovene vendos theksin tek taksa që qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj Serbisë.

Fajon kërkon që të dyja vendet të kthehen në statusin e para vendosjes së kësaj takse.

Sllovenia është një nga mbështetëset më të njohura të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian. Tanja Fajon ishte eurodeputetja më aktive për procesin e liberalizmit të vizave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, transmeton Klan Kosova