Premtimi i Bashës: Rrogën minimale do e rrisim në 400 euro

Premtimi i Bashës: Rrogën minimale do e rrisim në 400 euro

Nga Kongresi i 7-të i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, kryeopozitari Lulzim Basha ka premtuar rritjen e rrogës minimale në vend, kur Partia Demorkatike të vijë në pushtet.

“Brenda 6 muajve të parë të qeverisjes rrisim pagen minimale në 300 euro. Deri në fund të mandatit, paga minimale rritet në 400 euro”, deklaroi Basha, transmeton TCH.

Kreu i PD-së paralajmëroi gjithashtu se: “Do t’i japim fund koncesioneve korruptive dhe çdo qindarkë që shkon për oligarkët dhe pushtetarët, do ta çojmë për rritjen e pagave, pensioneve dhe për të investuar për të ardhmen e fëmijëve tanë.”


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare