Nxënësit e fshatit Ivajë së shpejti me objekt të ri shkollorë

Nxënësit e fshatit Ivajë së shpejti me objekt të ri shkollorë

Rregullimit të infrastrukturës arsimore, po i paraprinë ndërtimi i shumë objekteve të reja shkollore. Edhe nxënësit e fshatit Ivajë, së shpejti do të mësojnë në objektin e ri shkollor.

Ky projekt është duke u realizuar falë investimit të Komunës së Kaçanikut, e cila për ndërtimin e kësaj shkolle Fillore ka ndarë 104 mijë e 358 euro nga buxheti i saj për vitin 2019.

Punimet janë duke u realizuar sipas dinamikës së paraparë, ndërsa tani është duke u bërë ndërtimi i kulmit të objektit shkollor.

Vendpunishten e vizitoi nga afër Kryetari i Komunës Besim Ilazi me bashkëpunëtorë, i cili uroi nxënësit dhe banorët e kësaj ane për shkollën e re, ndërsa shprehu përkushtimin e tij dhe të institucioneve komunale për rregullimin e infrastrukturës shkollore si parakusht për ngritje të cilësisë.

Viteve të fundit në Komunën e Kaçanikut janë duke u investuar miliona euro në ndërtimin e objekteve të reja shkollore, si nga Ministria e Arsimit poashtu edhe nga Komuna e Kaçanikut.