Parlamenti do digjej në qershor? Meta dorëzon raportin sekret

Parlamenti do digjej në qershor? Meta dorëzon raportin sekret

Informacionet se parlamenti do të digjej në 8 qershor, gjatë protestave të opozitës i janë dorëzuar Komisionit Hetimor ndaj presidentit. Raporti është dërguar prej vetë Kreut të Shtetit, i cili më parë ka theksuar se provat i ka me audio dhe shkresa. Ndërkaq edhe Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare ka vendosur të thërrasë dhe kreun e SHISH Helidon Bendo.

Sekretet për mundësinë djegies së parlamentit në 8 qershor kur ishte parashikuar protesta e opozitës kanë mbërritur tashmë në Komisionin Hetimor të Parlamentit.

Ka qenë Kreu i Shtetit që i ka dorëzuar dokumentin kryetarit të këtij komisioni. Por asnjë nga të dhënat nuk do të bëhet publike.

Në pritje të raportit të Komisionit të Venecias, deputetët e mazhorancës propozuan shtyrjen me dy muaj të afatit të punës.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare