Rama ftesë opozitës: Të diskutojmë për reformën zgjedhore, pa kushte

Rama ftesë opozitës: Të diskutojmë për reformën zgjedhore, pa kushte

Gjashtë muaj pas krizës politike, mazhoranca ka bërë hapin konkret për dialog me opozitën jashtë parlamentit. Kreu i qeverisë, Edi Rama i ka drejtuar një ftesë publike, kryetarëve të partive opozitare, Lulazim Basha , Monika Kryemadhi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu.

Rama thotë se kërkon të krijojë një hapësirë për dialog pa kushte për Reformën Zgjedhore.

"Kundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe  pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit  po ashtu.  Sidoqoftë, përtej skajshmërisë së dallimeve tona, ne  as nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe as nuk e zhbëjmë dot  ekzistencën e njëri-tjetrit. Pra jemi të dënuar të bashkëjetojmë  pavarësisht jopëlqyeshmërisë reciproke, për sa kohë të tjerët,  zgjedhësit, na kanë dhënë mandate përfaqësimi, disave për të qeverisur e  disave për të bërë opozitë", shprehet Rama në ftesën drejtuar opozitës jo parlamentare.  

Rama deklaron se edhe pse procesi i reformës zgjedhore ka nisur në Kuvend me opozitën parlamentare, kjo nuk përjashton opozitën jashtë që të jetë pjesë e këtij diskutimi. Ndërsa le të kuptohet se zgjedhjet e ardhshme do të jenë në 2021, transmeton oranews.

"Ju vendosët t’i digjni mandatet e  hyrjes në Kuvend dhe të vetëpërjashtoheni nga jeta parlamentare e kësaj  legjislature. Por gjithësesi, deri në zgjedhjet e qershorit 2021, ju  jeni të votuar për të përfaqësuar një pjesë jo të vogël të zgjedhësve  shqiptarë. Prandaj e dhe Kuvendi ka rezervuar një vend të posaçëm për  ju, në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Mungesa juaj ne institucionin më të lartë vendimmarrës të  republikës, nuk ju përjashton vetvetiu nga hapësira e diskutimit për  Reformën Zgjedhore. Përkundrazi. Të paktën ky është opinioni im dhe duke  vënë re edhe mungesën tuaj në vetë tryezën e Komisionit Zgjedhor, ju  ftoj të takohemi e të bashkëbisedojmë për këtë sfidë të përbashkët, në  çdo kohë e vend që do t’ju vinte për shtat - sigurisht në rast se ju  jeni të interesuar të përfshiheni në këtë proces. Pa kushte", shkruan ndër të tjera Rama.  

Ftesa e Ramës për opozitën

FTESE PUBLIKE DREJTUESVE TE OPOZITES JOPARLAMENTARE Lulzim Basha,  Monika Kryemadhi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka, Dashamir Shehi,  Fatmir Mediu

 Të nderuar zotërinj, e nderuar zonjë,

Ju  drejtohem publikisht në përpjekjen për të krijuar një hapësirë dialogu e  ndërveprimi mes nesh, lidhur me një sfidë të përbashkët të një rëndësie  kombëtare, Reformën Zgjedhore.

Kundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe  pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit  po ashtu.

Sidoqoftë, përtej skajshmërisë së dallimeve tona, ne  as nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe as nuk e zhbëjmë dot  ekzistencën e njëri-tjetrit. Pra jemi të dënuar të bashkëjetojmë  pavarësisht jopëlqyeshmërisë reciproke, për sa kohë të tjerët,  zgjedhësit, na kanë dhënë mandate përfaqësimi, disave për të qeverisur e  disave për të bërë opozitë.

Ju vendosët t’i digjni mandatet e  hyrjes në Kuvend dhe të vetëpërjashtoheni nga jeta parlamentare e kësaj  legjislature. Por gjithësesi, deri në zgjedhjet e qershorit 2021, ju  jeni të votuar për të përfaqësuar një pjesë jo të vogël të zgjedhësve  shqiptarë. Prandaj e dhe Kuvendi ka rezervuar një vend të posaçëm për  ju, në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Procesi ka nisur në  Kuvend me opozitën parlamentare dhe do të mbyllet në Kuvend natyrisht,  por mungesa juaj ne institucionin më të lartë vendimmarrës të  republikës, nuk ju përjashton vetvetiu nga hapësira e diskutimit për  Reformën Zgjedhore. Përkundrazi. Të paktën ky është opinioni im dhe duke  vënë re edhe mungesën tuaj në vetë tryezën e Komisionit Zgjedhor, ju  ftoj të takohemi e të bashkëbisedojmë për këtë sfidë të përbashkët, në  çdo kohë e vend që do t’ju vinte për shtat - sigurisht në rast se ju  jeni të interesuar të përfshiheni në këtë proces. Pa kushte.

Ju faleminderit

EDI RAMA

Tiranë, 18 shtator 2019


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare