Libra falas për filloristët shqiptarë në Fulda të Gjermanisë

Libra falas për filloristët shqiptarë në Fulda të Gjermanisë

Entuziazmi dhe interesimi i fëmijëve dhe prindërve për ta mësuar gjuhën shqipe ishte shumë i madh në ambientet e Shoqatës Shqiptare “Kosova” në qytetin Fulda të Gjermanisë, ku ditë më parë filloi regjistrimi i fëmijëve për mësimin e gjuhës shqipe.

Në këtë tubim u bë edhe shpërndarja falas  e librave për nxënësit e  klasës së parë te mësuesja Shahire Morina.

Një gjë e tillë erdhi si rezultat i angazhimit të kryetarit të kësaj shoqate, afaristit të suksesshëm në këtë qytet Ukë Blakaj, i cili ditë më parë zhvilloi edhe një takim me Konsullin e Republikës së Kosovës në Frankfurt Agron Maloku, ku u diskutua rreth mundësive të shumta të bashkëpunimit, e sidomos në fushën e arsimit fillor për fëmijët shqiptarë që jetojnë në Fulda dhe më gjerë.

Shoqata shqiptare “Kosova” organizon aktivitetet të shpeshta kulturore e sportive, të cilat tubojnë bashkatdhetarët në këtë rajon të Gjermanisë.


MË SHUME NGA Nacionale