SHBA, një senator përballet me akuza për pornografi të fëmijëve

SHBA, një senator përballet me akuza për pornografi të fëmijëve

Shapiro tha se senatori republikan me katër mandate, 63-vjeçari Folmer nga qyteti Lebanon në Pensilvani u akuzua për posedim të pornografisë së fëmijëve, abuzim seksual të fëmijëve dhe krime të tjera.

Senatori i shtetit të Pensilvanisë në SHBA, Michael J. Folmer po përballet me akuzat për pornografi të fëmijëve.

"Një ligjvënës i Pensilvanisë në SHBA është arrestuar me akuzë për pornografi të fëmijëve", tha Josh Shapiro, prokurori i përgjithshëm në shtetin verilindor të martën vonë.

Shapiro tha se senatori republikan me katër mandate, 63-vjeçari Folmer nga qyteti Lebanon në Pensilvani u akuzua për posedim të pornografisë së fëmijëve, abuzim seksual të fëmijëve dhe krime të tjera.

"Unë do të vazhdoj të them se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht se çfarë pozicioni të pushtetit ata mbajnë", tha ai.

Sipas deklaratës, hetimi filloi si rezultat i raportimit të CyberTip nga Tumblr pasi aplikacioni i ofruesit të shërbimit zbuloi se një përdorues kishte ngarkuar imazhe të pornografisë për fëmijë.

Kur hetimi çoi në vendbanimin e Folmer-it, agjencitë federale realizuan një urdhër kërkimi dhe gjetën imazhe të paligjshme në telefonin e tij, tha Shapiro.

Folmer u arrestua të martën me akuzën e abuzimit seksual të fëmijëve, posedimit të pornografisë së fëmijëve dhe përdorimit kriminal të një objekti komunikimi./aa/