Bullgaria do të lobojë për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Bullgaria do të lobojë për hapjen e negociatave me Shqipërinë

“Bullgaria do të lobojë për hapjen e negociatave me Shqipërinë” ka deklaruar, Mimi Kodheli, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari me ftesë të kryetares së Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit Popullor të Bullgarisë Xhema Grozdanova.

Kodheli ka zhvilluar bisedime me përfaqësues të Komisionit për Politikën e Jashtme, të Komisionit për Çështjet Europiane dhe kontrollin mbi fondet evropiane, të grupit për miqësi Bullgari Shqipëri në Legjislaturën e 44 të Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë. Krahas kësaj kishte takime me zëvendës kryeministren dhe ministre të punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva, me ministrin e mbrojtjes Krasimir Karakaçanov dhe me gjeneralin Konstantin Popov – kryetar të komisionit të mbrojtjes në parlamentin bullgar.

Pak para përfundimit të vizitës, Kodheli i dha Radio Bullgarisë një intervistë të posaçme, në të cilën foli për takimet dhe temat e shqyrtuara në kuadrin e vizitës.

Në fjalën e saj, Kodheli tha se e prita ftesën e koleges Xhema Grozdanova sepse ishte koha e duhur për të ardhur në Bullgari sepse Shqipëria do të marrë një vlerësim nga Bashkimi Evropian në mes të tetorit dhe vizita ime përkon me lotimin apo avokatinë që Bullgaria vazhdon t’i bëjë Shqipërisë, lidhur me procesin e hapjes së negociatave.

Për sa përket temave kryesore që ka diskutuar, me  kryetares së Komisionit për politikën e jashtme të Kuvendit Popullor të Bullgarisë Xhema Grozdanova, Kodheli u shprehet se  temat kryesore ishin hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut, por këtë temë nuk mund ta ndash nga reformat që bëhen në Shqipëri, politika rajonale, sidomos ato të Ballkanit Perëndimore, ndikimet e shteteve të mëdha në këtë rajon, interesat për për këtë  rajonit të BE dhe partnerët tanë strategji, zhvillimet e fundit në Evropë dhe padyshim dhe zhvillimet më të mëdha gjeopolitik.

Po ashtu, Kodheli shtoi u diskutua për marrëdhënie më të ngushta dypalëshe, zgjerim të kontakteve bilaterale në nivel parlamentar dhe qeveritare.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare