Trajtimi i ri që do shërojë prostatën për pesë ditë

Trajtimi i ri që do shërojë prostatën për pesë ditë

Pacientët nga kanceri i prostatës do të përfitojnë nga një qasje e re radikale ndaj radioterapisë, e cila shkurton kohëzgjatjen e trajtimit nga tetë javë në pesë ditë.

Zakonisht, radioterapia zgjat mbi 39 ditë – duke kërkuar që pacientët të shkojnë në spital çdo ditë të javës për gati dy muaj.

Por mjekët kanë kryer një testim që jep rreze shumë më të fuqishme të rrezatimit, të përcaktuar saktësisht për vetëm pesë seanca.

Rezultatet e para të studimit, botuar dje në revistën mjekësore ‘Lancet’, zbuluan se ishte ‘premtuese’ në shërimin e kancerit të prostatës dhe se efektet anësore nuk ishin më të rënda sesa me trajtimin aktual.

Testi që përfshinte 847 burra me kancer të prostatës u krye nga ekspertë në Spitalin Royal Marsden dhe Instituti i Kërkimeve të Kancerit në Londër.

Rreth gjysmës së burrave iu dha radioterapia standarde aktuale gjatë tetë javëve ose 20 doza gjatë katër javëve. Të tjerët morën pesë doza të rrezatimit me forcë më të lartë – të quajtur SBRT – gjatë një ose dy javësh.

Shkencëtarët tani do të monitorojnë burrat për pesë vjet për të parë nëse kursi pesë-ditor është po aq efektiv në mposhtjen e kancerit të prostatës sesa trajtimi momental.