Irani mohon përfshirjen në sulmet në Arabinë Saudite

Irani mohon përfshirjen në sulmet në Arabinë Saudite

Ministria e Jashtme e Iranit, nëpërmjet një letre zyrtare dërguar SHBA-së, ka mohuar çdo përfshirje në sulmet ndaj rafinerive të naftës në Arabinë Saudite.

“Irani nuk ka asnjë lidhje me sulmin”, thuhet në letrën e dërguar SHBA-së përmes ambasadës zvicerane në Teheran.

Zvicra përfaqëson interesat diplomatike të Uashingtonit në Iran.

Sipas disa pjesëve të letrës, të botuara sot nga agjencia iraniane e lajmeve IRNA, Teherani shkruan se ”nëse ndërmerren veprime kundër Iranit, ne do të hakmerremi menjëherë dhe përmasat nuk do të kenë kufizime”.

Sipas IRNA-s, letra u dërgua sot në ambasadën zvicerane./ATSH/