Nis ndërtimi i tubacionit të naftës i gjatë 2000 kilometra

Nis ndërtimi i tubacionit të naftës i gjatë 2000 kilometra

Nigeri dhe Kina do të ndërtojnë një tubacion prej 2000 kilometrash, me qëllim eksportimin e naftës bruto nga fushat e Agademit në juglindje të Nigerisë, deri në portin e Semesë në Benin.

Punimet do të zgjasin 42 muaj dhe do të kushtojnë 4.5 miliardë dollarë. Deri më tani, Niamey e ka eksportuar naftën bruto nga një port kamerunas, duke kaluar përmes Çadit fqinj. Aktualisht, kjo zonë është viktimë e sulmeve vdekjeprurëse të xhihadistëve të Boko Haram-it, me bazë në Nigerinë fqinje./ATSH/