Alec dhe Hilaria Baldwin do bëhen sërish prindër

Alec dhe Hilaria Baldwin do bëhen sërish prindër

Alec dhe Hilaria Baldwin janë aktualisht prindër të djemve Romeo, Leonardo, Rafael dhe vajzës, Carmen, gjersa aktori ka edhe një vajzë tjetër të quajtur, Ireland.

Me gjashtë fëmijë gjashtë vjet e më poshtë, Hilaria Baldwin dhe Alec Baldwin janë në pritje të një fëmije tjetër.

Ylli i ‘Saturday Night Live’, 61-vjeçar, dhe gruaja e tij, 35-vjeçare, janë në pritje të një fëmije tjetër, derisa lajmin e njoftoi të mërkurën në rrjetin social, Instagram.

Hilaria Baldwin dhe Alec Baldwin (Foto: Bonnie Biess/Getty Images)

“Është me të vërtetë herët, por ne mësuam se është një një person i vogël brenda nesh”, ka thënë Hilaria. “Zëri i kësaj zemre të fuqishme më ka bërë të ndihem më të lumtur. Ne dëshirojmë të ndajmë këtë me juve, ne nuk do ta fshehim”, vazhdon më tej ajo.

“Këtë kohë nuk mund të them se u ndjeva mirë. Dua që të gjej paqe përgjatë këtyre muajve edhe pse akoma është shumë herët”.

Kjo foshnje do u bashkohet vëllëzërve të mëdhenj Romeo Alejandro David, 16 muajsh, Leonardo Ángel Charles, 3, dhe Rafael Thomas, 4, po ashtu edhe motrën e madhe Carmen Gabriela, 6, si dhe vajzën tjetër të Baldwin nga martesa me Kim Basinger.