OJQ-të që mbrojnë mjedisin informohen mbi dhënien e granteve

OJQ-të që mbrojnë mjedisin informohen mbi dhënien e granteve

Në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW), Balkan Green Foundation dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), organizon eventin që thekson të arriturat dhe ndikimin në komunitet nga projekti “Empower – Engage Build Ownership” (EEBO) i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë. 

Qëllimi i kësaj ngjarje është të theksohet rëndësia e mbështetjes së veprimeve konkrete të OJQ-ve lokale në fushën e mbrojtjes së mjedisit, energjisë së gjelbër dhe ekonomisë qarkore - veprime të cilat drejtpërdrejt përqendrohen të kontribuojnë në të mirën e komunitetit.

Gjithashtu gjatë ngjarjes do të ofrohen informata mbi skemën e dhënies së granteve për organizata joqeveritare në kuadër të projektit në fjalë që do të shpallet gjatë muajit Tetor 2019. 

Riccardo Serri, Zëvendës Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/PPBE, do të jetë pjesë e eventit ku ndër të tjera, do të thekson rolin e BE-së në mbështetjen e një agjende të zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë. 
 

Autor: RTKlive