Greqia kërkon shlyerjen e parakohshme të detyrimeve të saj ndaj FMN-së

Greqia kërkon shlyerjen e parakohshme të detyrimeve të saj ndaj FMN-së

Greqia kërkoi nga Eurozona leje që t’i shlyejë paraprakisht borxhet e veta ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Kështu Ankaraja shpreson se do ta rivendosë besimin ndërkombëtar në ekonominë e vendit. Ministri i ri i financave Hristos Stajkuras deklaroi se në këtë mënyrë do të rritet qëndrueshmëria e borxhit grek. Mekanizmi evropian për qëndrueshmëri të 19 vendeve të Eurozonës është kreditori më i madh i Greqisë dhe kontrollon zhvillimin e reformave në shtet.

Athina doli zyrtarisht nga plani i tretë dhe i fundit për ndihmë financiare ndërkombëtare gjatë gushtit 2018, por borxhi shtetëror mbetet i lartë – 335 mlrd. euro, apo 180% prej Produktit të Brendshëm Bruto.

Autor: RTKlive