Nissan Pathfinder që lansohet gjatë vitit të ardhshëm

Nissan Pathfinder që lansohet gjatë vitit të ardhshëm

Për fat të mirë, rritja e çmimit të kësaj makine me shtat ulëse, nuk është aq e lartë

Tashmë dihet se Pathfinder do të lansohet gjatë vitit të ardhshëm, derisa Nissan ka bërë të ditur edhe çmimin me të cilin shitet, që ka pësuar vetëm një rritje modeste, transmeton Telegrafi. Modeli bazë i kësaj makine me shtatë ulëse, kushton 28,600 euro, vetëm 135 euro më shtrenjtë se modeli që tani është në treg.

Blerja e Pathfinder me pako të plotë, kushton 31,200 euro dhe në të përfshihen dritat për mjegull, monitoruesi i këndit të vdekur dhe paralajmëruesi për veturat që afrohen në pjesën e pasme, timoni i mbështjellë me lëkurë dhe ndërruesi ri i shpejtësive.

Nëse kërkohet përditësimi me versionin SL, atëherë duhet paguar 34,500 euro dhe këtij Nissani do t’i shtohen dritat LED sipër xhamit të pjesës së përparme, ngrohëset për pasqyrat anësore, ngrohëse në ulëset e përparme dhe të pasme si dhe kamerë që monitoron të gjitha anët.

Sikur modeli i kaluar edhe Nissan Pathfinder i ri, nën kapak do ta ketë motorin me 3.5 litra që prodhon 284 kuaj fuqi, ndërsa ka kapacitet të tërheqë rimorkio me ngarkesë deri në 2,700 kilogramë.