Megan Fox vuante nga “kriza psikologjike”

Megan Fox vuante nga “kriza psikologjike”

Megan Fox ka pranuar se ajo ka vuajtur nga një “krizë psikologjike” pasi që ishte “gjykuar sipas seksit dhe në mënyrë objektive”, sidomos pas komedisë horor, “Jennifer’s Body”.

Megan Fox ka treguar se ajo ka vuajtur nga një “krizë psikologjike” pasi që ka luajtur në filmin e zhanrit horror komedi, “Jennifer’s Body”.

Aktorja 23 vjeçe kur ajo u paraqit në “rolin e një vajze seksi të shkollës se mesme me emrin Jennifer”m në një film që paraqet një studente të pushtuar nga dreqi e cila mandej vret shokët meshkuj të klasës së saj derisa shoqja e saj më e mirë Anita (Amanda Seyfried) përpiqet për ta ndaluar atë.

Megan tani 33 vjet ka treguar se të qenit seksi dhe në objektive tek të gjithëve ishte “pjesë e një përzierje” që po zgjat në karrierën e saj, por pas reagimit nga filmi atë e kaploi një spirale e errët.

“Nuk ishte vetëm ky film, por çdo ditë të jetës sime, gjatë gjithë kohës, në çdo projekt që kam punuar dhe me çdo producent. Tërë kjo i ka paraprirë një pikë thyerje me ta tek unë”, ka thënë Megan për Entertainment Tonight”.

“Mendoj se kam pasur një thyerje psikologjike ku shpesh nuk dëshiroja të bëj asgjë”.

“Nuk dëshiroja të shihemi, nuk dëshiroja që të bëja foto, për të dal në revista, të defiloj në tepih, nuk dëshiroja të dilja në publik sepse kisha frikë, besim, pasi që isha e sigurt absolutisht që do të tallesha, apo dikush do të me fynte, apo njerëzit mund të me gjuanin me gurë apo të me irritonin që unë të dilja nga vetja…kështu që kalova nëpër një moment tepër të errët”.