Jennifer Lopez bashkohet me Marc Anthony dhe të dashurën e tij

Jennifer Lopez bashkohet me Marc Anthony dhe të dashurën e tij

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony mund të mos jenë më në një lidhje së bashku, por kjo s’do të thotë se nuk janë miq me njëri-tjetrin.

Ylli i “Hustlers” dhe ish-bashkëshorti i saj u takuan për të mbështetur vajzën e tyre në ndeshjen Cross në Miami. Ish-bashkëshortët ishin të shoqëruar nga partnerët e tyre, Alex Rodriguez dhe e dashura e Marc, emri i të cilës nuk është bërë i ditur.

Të dy çiftet ishin veshur me rroba të përditshme sportive me të cilat dukeshin shumë komodë. Kjo nuk është hera e parë që Jennifer dhe Marc ritakohen për hir të fëmijëve. Edhe pse Marc nuk ishte në 50-vjetorin e J.Lo-së, ata u takuan në shkollën e djalit të tyre 11-vjeçar në maj.

Image
Image