Palmer: SHBA pret që BE të sjell vendim pozitiv për Maqedoninë e V.

Palmer: SHBA pret që BE të sjell vendim pozitiv për Maqedoninë e V.

“SHBA shpreson që Këshilli i Evropës më 16 tetor të sjellë vendim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar i dërguari special amerikan i emëruar për Ballkanin Perëndimore, Mathew Palmer.

Ai në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka thënë se partnerëve evropian të SHBA-ve, u është treguar qëndrimi i tyre, duke shtuar se fillimi i negociatave do të ishte i dobishë.

“Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me zbatimin e agjendës reformuese, duke përfshirë edhe sjelljen e Ligjit të ri për Prokurorinë Publike. Për këtë çështje në Shkup udhëhiqen negociata konsultuese. Ne do të dëshironim të bashkëpunojmë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në përkrahje të agjendës reformuese. Do të dëshiroja t’i ndihmojmë vendit të përparojë”, tha Palmer.

Ai shtoi se SHBA-ja shpreson që vendi sa më shpejtë të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.