Beyonce ka gati dokumentarin e ri: Një letër dashurie për Afrikën

Beyonce ka gati dokumentarin e ri: Një letër dashurie për Afrikën

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Beyoncé Knowles po përgatit një dokumentar të ri i titulluar “Making The Gift”.

Ditë më parë ajo ndau një pjesë të shkurtër të dokumentarit në rrjetet sociale.

Ky është një projekt i shkruajtur, drejtuar dhe prodhuar nga vetë këngëtarja.

Gjatë tij fansave do t’ju jepet mundësia të shohin këngëtaren në proçesin e krijimit të një albumi.

Ky dokumentar është krijuar si një ” letër dashurie për Afrikën” ku artistja ka bashkëpunuar me shumë emra të njohur të skenës ndërkombëtare si: Kendrick Lamar, Childish Gambino dhe Pharrell Williams si dhe artistë afrikanë si Wizkid, Tiwa Savage dhe Moonchild Sanelly.

Kujtojmë se këtë vit ajo publikoi ‘Homecoming’, një film që tregon të gjitha performancat e saj në festivalin Coachella në vitin 2018.