Rritje e menjëhershme e borxhit të jashtëm rumun

Rritje e menjëhershme e borxhit të jashtëm rumun

Në sfondin e krizës politike në Rumani, borxhi i jashtëm i Bukureshtit gjatë 7 muajve të parë të 2019-ës shënoi rritje mbi 8 mlrd. euro.

Kjo është për shkak të borxheve të marra nga Ministria e Financave nëpërmjet emetimit të euroobligacioneve me vlerë 5 mlrd. euro, informoi Banka Kombëtare e Rumanisë.

Përveç kësaj administrata publike ka emetuar letra me vlerë mbi 2,1 mlrd. euro. Kështu borxhi i jashtëm afatgjatë më 31 korrik ka tejkaluar 73 mlrd. euro, kurse ai afatshkurtër – 34 mlrd euro, sipas informacioneve të bankës qendrore rumune.

Autor: RTKlive