Kërkohet mbrojtja e Kalasë së Novobërdës

Kërkohet mbrojtja e Kalasë së Novobërdës

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka mbajtur takimin konsultativ ku temë pati punimet që janë duke u zhvilluar në Kalanë e Novobërdës nga kompania serbe “Kotto”.

Ismet Hajrullahu, drejtori i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve, ka thënë se kompania serbe “Kotto”, që ka kryer punimet në këtë Kala, ka bërë punë joprofesionale.

Ndërkaq, Isuf Koci nga Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore kërkoi përgjegjësi jo vetëm nga punëkryesi por nga të gjithë ata që janë marrë me Kalanë e Novobërdës pasi që tha se institucionet nuk janë marr si duhet me të që nga fillimi kur kanë nis të bëhen dëmet.

Enver Rexha, drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës, tha se duhet të behet më shumë nga të gjithë dhe dëmet kryesore në Kala janë bërë këto vitet e fundit dhe të gjithë duhet të bëhemi bashkë që ta mbrojmë këtë monument.