Bukuria e vërtetë qëndron në thjeshtësi

Bukuria e vërtetë qëndron në thjeshtësi

Këngëtarja ka ngazëllyer botën me këtë veshje.

Thjeshtësia, natyrshmëria dhe eleganca kaherë janë sinonim për bukurinë dhe stilin pa gabime.

Kështu janë veshur divat siç janë Audrey Hepburn, Grace Kelly dhe Ava Gardner, ndërkaq këtë stil jashtëkohor e adhurojnë edhe ikonat e sotme të modës si p.sh. Kate Middleton, por edhe shumica e këngëtareve dhe aktoreve.

Ndër to është edhe Nicole Scherzinger (41), këngëtare e cila tërësisht ka ngazëllyer botën me edicionin e mbrëmshëm të modës!

Në të vërtetë, ajo në shëtitjen nëpër qytet është shfaqur me fustan të bardhë deri te thembrat me pjesën e poshtme të kadifenjtë, me të cilat ka mbathur edhe sandale të shndritshme nuancë neutrale e taka dhe çantën interesante me detaje bezhë.

Flokët e gjatë, të dendur i ka thurur në gërshet të shkujdesur anash, ndërkaq veshjen e tërësishme e ka rrumbullakuar me kapelën ngjyrë vjollcë dhe syze dielli.