Jennifer Lawrence spekulohet se është martuar me Cooke Maroney

Jennifer Lawrence spekulohet se është martuar me Cooke Maroney

Aktorja Jennifer Lawrence tash e një kohë është duke e shijuar romancën me partnerin e saj, Cooke Maroney.

Maroney, i cili është drejtor i Galerisë së Arteve, së fundmi është parë me aktoren në New York, teksa po hynin te ofiqari për të caktuar një datë të martesës.

Sipas Marie Claire, ata u shfaqën atje të shoqëruar nga truproja, miku dhe fotografi Mark Selinger.Çifti raportohet se planifikon një martesë të madhe në tetor, kështu që duket se ka qenë te ofiqari për të caktuar një datë.

Lidhja me Cooke e ka ndihmuar Lawrence të përballojë presionin e publikut, pasi ajo ndiçet vazhdimisht dhe komentohet thuajse për çdo gjë.

Në qershor, biondja ka folur haptas për të dashurin e saj, Maroney në “Naked with Catt Sadler”. “Ai definitivisht nuk ishte në vendin që isha unë. Jam e gatshme të martohem”, ka thënë ajo. “Unë vetëm sa jam njoftuar me Cooke dhe dëshiroj të martohem me të”.

Page Six ka raportuar për fejesën e dyshes në shkurt, gjersa ata u panë duke darkuar në New York dhe Jennifer mbante në dorë një unazë diamanti.