Presim mbështetje nga LSDM për iniciativën për një njësi zgjedhore

Presim mbështetje nga LSDM për iniciativën për një njësi zgjedhore

Kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov, sot deklaroi se pret që të ketë konsensus për iniciativën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, e cila parasheh të ketë një njësi zgjedhore, në vend të gjashtë që janë aktualisht.

Sipas Trajanovit, ky model zgjedhor do të sjellë kontroll më të madh në Kuvend mbi pushtetin ekzekutiv dhe do të vendosë fund në derdhjen e votave të parive më të vogla.

“Mendojmë se është koha t’i jepet fund monopolit të dy partive politike, të kemi model më proporcional, me çka Kuvendi do të ketë vend edhe për partitë më të vogla. Sipas analizave tona, prej 100 mijë deri 150 mijë vota humben të partive më të vogla dhe rrallë prej tyre ndodh që të futen në Kuvend”.

“Në këtë mënyrë do të ketë edhe sistem për kontroll, përgjegjësi dhe mënyrë të ndryshme për sjelljen e vendimeve. Tani vendimet sillen nga partitë më të mëdha, e jo në Kuvend, siç është praktikë në vendet e zhvilluara demokratike”, tha Trajanov.

Ai tha se presin mbështetje nga LSDM, e cila sipas tij, duhet ta mbajë fjalën, pasi kjo iniciativë është premtim i tyre parazgjedhor.