Radiodokumentar Isa Qosja Regjisor

Radiodokumentar Isa Qosja Regjisor

I lindur më 12 shkurt 1949, në mes të bukurive dhe ashpërsive që sjell jeta në bjeshkë personazhi I këtij radiodokumkentari merr vulën e tyre, për ta bartur me vete gjithë jetën.

Një jetë e bukur, por plot peripeci, e farkuan e I ndërtuan ëndërra duke e pajisur njëkohësisht me shije për të bukurën. Ëndërra të cilat I ndjek deri në realizim, por duke mbajtur gjithnjë me vete mallin për ashpërsinë e bukurinë malore.

Është ky regjisori Isa Qosja, personazhi I këtij radiodokumentari.

Psikologët thonë se fëmiu deri në moshën 7 vjecare ka edukatën e prindërve, por cysh nga ajo moshë, ndikimet nga jashtë si shokët, mësuesit, të rrriturit, e mbi të gjitha, rrethanat jetësore janë ato që ndikojnë në krijimin e personalitetit të një të rrituri. Isa Qosja rrëfen se ai dhe tre  vëllezërit Musa, Rexhepi, dhe Halili  dhe tri motrat Nurija, Nafija dhe Naxhija  edukatën e kishin marrë  në dy binarë. Babai (Shaban) I cili I mësonte se si duhet të jenë njerëz të mirë dhe punëtore, e nëna  (Zeneta) ishte ajo e cila shkollimin e kishte prioritet.

Isa Qosja në vitin  1963, vie në Prishtinë ku përfundoi shkollimin e mesëm dhe në vitin 1967 regjistroi studion e aktrimit në Prishtinë . Në atë kohë kuadrot ishin kryesisht serbë dhe I vetmi professor shqiptar ishte ai I diksionit, Hysni Hoxha. Grupi I studentëve shqiptarë në atë vit përbëhej nga Isa, Fatmir Lama, Arif Valaj (I ndjer) Selim Ramdani (I ndjer), Afrim Kasapolli, Safete Rogova, e Igballe Qena.

Pas diplomimit punoi si aktor professional  për 9 vjet në Teatrin Krahinor të Kosovës, sic quhej në atë periudhë. Luajti në shumë shfaqje e madje fitoi edhe dy çmime.  Çmimi I parë ishte ‘JOakim Vukiç’, si aktori më I mirë I ri për shfaqjen ‘Golgota’, të Mirosllav Kërlezhës, në regji të Lubisha Georgievskit, në fillim të viteve të 70-ta. Cmimi I dytë ishte, cmimi për ‘Merita’ për shfaqjen ‘Njerëzit me SHpresa të thyera’ në regji të Muharem Qenës me teskt të Shaip Grabovcit.

Në vitin 1978 Isa e regjistron regjinë në Universitetin e Beogradit për tu diplomuar pas 4 vjetësh.  Përderisa ishte në vitin e tretë të stuidmeve e realizoi kino-shfaqjen ‘Ahxho’, shfaqje e cila u cilësua si më e vecanta deri ën atë periudhë dhe e cila u vlerësua sip u nim diplome nga profesorët e tij

Në vitin 1982, Isa Qosja filloi me punë si regjisor në radio Televizionin e Prishtinës, duke bërë regjinë e emisionit më të shikuar në atë kohë ‘Në orët e vona’. Njëkohësisht fillon të punojë edhe në Kosovafilm dhe në vitin 1984 realizon filimin e tij të parë të metrazhit të gjatë të quajtur ‘Proka’.

Susksesi I filmit të parë, sigurisht se solli motivim të shtuar për të vazhduar me filmin dhe vetëm tre vjet pas më 1987 vie filmi ‘Rojet e Mjegullës’ . Motivuar nga ngjarjet e vitit 1968 e edhe shumë peripetive të popullit shqiptar të Kosovës nga periudhat e mëhershme, rrëfimet e njerëzve të ndjekur nga UDBA-ja, e zgjatime të mbetura nga koha e Rankoviqit, shtuar këtu edhe librin e të vëllait Rexhep Qosja ‘Vdekja më vjen prej syve të tillë’, e që profesor Isa e quan atmosferë kafkiane në vend, e frymëzuan për të krijuar filmin ‘Rojet e Mejgullës’.  Premiera u dha në festivalin e filmit në Pula më 1987.

Pas kësaj kohe professor Qosja xhiroi  disa filma të metrazhit të shkurtër, filma televiziv si ‘Vesa’, ‘Vallja e çmendur’ etj.,  shfaqje teatrale si ‘Ëndërra e Qenit, ‘Fizikanët’,  ‘Shpend Sokoli I Sokol Shpendit’, ‘Ëndërra e qenit’,  etj,  si dhe bashkëpunoi me mikun e tij, këngëtarin Ilir Shaqiri në xhirimin e një videokasete të cilën Isa dhe Iliri e cilësojnë të rëndësishëm për zhvillimet e kohës në Kosovë. Ky projekt I realizuar në vitin 1989, quhej ‘Plisat udhëtojnë kah dielli’.

Përveq regjisor Isa Qosja ishte edhe ligjërues në Universitetin e Prishtinës dega e aktrimit me lëndën e regjisë së filmit, histori filmi, estetikë etj. Agim Selimi-dekani i fakultetit të arteve në Prishtinë, tregon se Isa ishte edhe themelues I degës së regjisë së filmit në Universitet dhe se ishte një ndër profesorët më të respektuar të këtij fakulteti, ku punoi deri në pensionim në vitin 2014.

Në vitin 2005 Isa Qosja rikthehet me filmin e rradhës të metrazhit të gjatë të quajtur ‘Kukumi’

Kukumi morri shumë cmime. Ndër to janë:

Çmimi Special i Jurisë, për regjisorin më të mirë në Festivalin e Filmit në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë më 2005

62 Mostra Kinematografia Ndërkombëtare e Venedikut, Rajoni i Venetës, Çmimi I Kristaltë më 2005

Filmi më I mirë në Festivaline  filmit ‘Sophie International - Çmimi "NISIMASA", 2006

Filmi më i mirë - Festivali i Filmit Shqiptar, Tiranë, 2006

Reëgjisori më I mirë  në Festivalin e Filmit Shqiptar, Tiranë, 2006

Filmi më i mirë, dramë - Spokane International Film Festival USA, 2006

Çmimi i Madh ‘Filmi më I mirë’ në Festivalin e filmit Kinema des authors në Morocco, 2007

Si dhe u shpall ndër 25 filmat më të mirë në 25 vitet e fundit në Festivalin e Filmit në Vjenë

Gjjithsesi edhe filmi I rradhës ‘Tri dritare dhe një varje’kishte sërish temë bosht gjykimin shoqëror për tema të ndryshme që ndodhin në vend. Ky film flet për gjykimin që shoqëria u bën grave të dhunuara gjatë luftës. Sigurisht se edhe ky film, ngjalli debat të madh në shoqëri.

Paragjykimi shoqëror mbetet njëri nga segmented bosht që bashkon krijimet e Isa Qosjës.

Isa mbetet krijues ‘uragan’ që pas vehtes me krijimet e tij ngjall debate e gjykime, vetëm se ka guximin të trajtojë tema të cilat sic duken vazhdojnë të mbeten tabu. 

Tri dritare dhe një varje morri shumë cmime. Ndër to janë:

Çmimi i postproduksionit, Festivali i Filmit të Sarajevës 2014

Festivali i Filmit të Sarajevës - Çmimi Cineuropa-2014

Festivali i Filmit të Cottbus-Gjermani, Çmimi i Mention Special-Lëvdatë Speciale

Festivali i Filmit Cottbus - Gjermani, Çmimi i Dialogut për Komunikimin Ndërkulturor

Çmimi i kritikës  në Festivalin e Filmit të Qytetit të Luxembourgut-2015

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Durrës - Golden Gladiator-2014

Filmi më I mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Palm Springs - Çmimi i filmave pa kufij

Ka marrë edhe shumë cmime tjera si në festivalin e Qipros, pastaj cmimin best of best në fesitvalin e Uashingtonit 2015, në Indianapolis, në Montpellier, në Jerusalem, Stamboll, Selanik e shumë cmime tjera ndërkombëtare.

Temë tjetër mjaft e dhimbshme për popullin tonë mbetet edhe emigrimi, temë e cila trajtohet në filmin e rradhës të Isa Qosjës.  Ky film është një bashkëprodhim mes qendrave kinematografike të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

5 filma të metrazhit të gjatë, 10 shfaqje teatrale dhe disa filma të metrazhit të shkurtër dhe televiziv të realizuara deri më tani, një mori cmimesh vendore e ndërkombëtare, por Isa ende nuk e ndjen se ka arritë të thotë krejt atë cka ka dashur. Ende thotë se karrierra e tij nuk e ka arrit kulminacionin që ai ia ka parashtruar vetes.

Isa Qosja jeton në Prishtinë. Është I martuar me Hamide Qosjën ekonomiste dhe ka dy djem Donatin aktor dhe Lorikun menaxher.

Ju ftojme qe kete radiodokumentar ta degjoni ne linkun me poshte:

https://www.youtube.com/watch?v=YVIyXE3ZzPo&list=UUDpJttfZ5_QglhdAQvOP7mA&index=1    

Autor: AFËRDITA RUSHITI, Radio Kosova