Slloveni, katër të arrestuar për kontrabandë me migrantë

Slloveni, katër të arrestuar për kontrabandë me migrantë

Policia e Sllovenisë ka arrestuar katër të huaj, të cilët u kapën duke kontrabanduar gjithsej 57 migrantë afër kufirit me Kroacinë, njoftoi sot policia në Novo Mesto.

Një italian dhe një shtetas tunizian janë në mesin e të arrestuarve në përpjekje për të zhvendosur 35 migrantë përtej kufirit me Kroacinë në një kamion me targa italiane, raporton agjencia e lajmeve sllovene STA.